Turqia rrit eksportin e agrumeve gjatë janarit

Turqia nga eksporti i agrumeve në muajin e parë të vitit shënoi 128 milionë dollarë të ardhura.

1583248
Turqia rrit eksportin e agrumeve gjatë janarit

Turqia nga eksporti i agrumeve në muajin e parë të vitit siguroi 128 milionë dollarë të ardhura.

Sipas të dhënave nga Unioni i Eksportuesve të Mesdheut (AKIB) nga eksporti i 245 tonëve të agrumeve gjatë janarit u siguruan 128 milionë dollarë të ardhura.

Sipas radhitjes së vendeve në Rusi u eksportuan 55 milionë e 846 mijë dollarë agrume. Rusia pasohet nga Iraku, Ukraina, Rumania dhe Polonia.

Gjatë muajit në fjalë u eksportuan mandarina në vlerë 71 milionë e 891 mijë dollarë, limon në vlerë 31 milionë e 418 mijë dollarë, portokaj 13 milionë e 605 mijë dollarë dhe nerënxë në vlerë 10 milionë e 935 mijë dollarë.

Kemal Kaçmaz, kreu i Këshillit Kombëtar të Agrumeve, deklaroi se rritja e eksporteve në vendet evropiane, veçanërisht jashtë tregjeve tradicionale, është për shkak të prodhimit cilësor, paketimit dhe një infrastrukture të mirë logjistike.

 


Lajme të ngjashme