Erdogan: Deri në 2023 do të ndërtojmë 150 diga nëntokësore

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan tha se ata synojnë që deri në vitin 2023 (Njëqindvjetori i themelimit të Republikës së Turqisë) të përfundojnë së ndërtuari 150 diga nëntokësore.

1569701
Erdogan: Deri në 2023 do të ndërtojmë 150 diga nëntokësore

Erdogan mori pjesë në një lidhje të drejtpërdrejtë nga vila presidentiale “Vahdettin” në Stamboll në Ceremoninë e Përfundimit të Mbushjes së Argjinaturës së Digës Diyarbekir-Silvan dhe në Ceremoninë e Përurimit të Digave “Ergani”, “Başlar” dhe të Impiantit të Trajtimit të Ujit të Pijshëm Ergani.

Në fjalën e tij në këtë ceremoni presidenti foli për rëndësinë e përdorimit të burimeve të disponueshme në mënyrën më efikase dhe shtoi:

"Qëllimi ynë është që me punimet që vazhdojnë të përfundojmë së ndërtuari 150 diga nëntokësore deri në vitin 2023. Ne planifikojnë të përfundojmë së ndërtuari deri në fund të vitit të ardhshëm digën Silvan dhe diga të fillojnë të mbushet me ujë.”

“Shpresoj se nuk do të lëmë asnjë pëllëmbë tokë pa ujitje në Diyarbakir. Projekti Silvan, së bashku me Digën e Silvanit, ku tre të katërtat e punimeve kanë përfunduar me mbarimin e mbushjes së shkëmbit, është një projekt gjigand që përmban 8 diga të ndryshme dhe 23 objekte ujitje dhe do të ujisë një sipërfaqe prej 2 milion e 360 mijë dynymë”,- vijoi ai.

Erdogan tha: "Diga e Erganit është një vepër me një vëllim depozitimi prej 14,5 milion metra kub ujë, e cila do të ujisë rreth 19 mijë dynymë tokë dhe do të sigurojë punësim për pothuajse 2.500 njerëz".

Diyarbakiri, i cili është dera e shkencës dhe dijes, civilizimit dhe prosperitetit në rajon që nga kohërat e lashta, edhe në këtë periudhë të re do të vazhdojë të jetë një nga qytetet lokomotivë të Turqisë",- përfundoi Presidenti Erdoan.

 


Lajme të ngjashme