Turqia vendi i vetëm në Evropë që rriti shitjen e makinave vitin e kaluar

Vitin e kaluar, Turqia u bë vendi i vetëm në Evropë që rriti shitjet e automjeteve krahasuar me një vit më parë, ndërsa ishte vendi i 6-të që shiti më shumë makina.

1568413

Ndërkohë që tregu total, i cili përfshin vendet e Bashkimit Evropian, Shoqatën Evropiane të Tregtisë së Lirë (EFTA) dhe Mbretërinë e Bashkuar, nuk arriti të rrit shitjet deri në fund të vitit 2020, tregu i makinave në Turqi, e cila tregoi një shembull të mirë të luftës së suksesshme kundër COVID-19, shënoi rritje.

Sipas të dhënave të përpiluara nga raporti i vlerësimit të tregut evropian të automobilave të përgatitur nga Shoqata e Distributorëve të Automobilave me të dhënat nga Shoqata Evropiane e Prodhuesve të Automobilave, Turqia ishte i vetmi vend në Evropë me një rritje të shitjeve të makinave në vitin 2020 krahasuar me një vit më parë.

Përveç kësaj, Turqia, e cila renditej e 9-ta në renditjen e shitjeve të makinave të 30 vendeve evropiane në fund të vitit 2019, u rrit me 3 vende në vitin 2020.

Në fund të vitit 2020, Turqia u rendit e 6-ta në renditjen evropiane të shitjeve të makinave me një rritje prej 57.5 për qind dhe 610.109 njësi të shitura në krahasim me një vit më parë.

Lajme të ngjashme