Indeksi i prodhimit industrial në Turqi shënoi rritje me 11 për qind

Indeksi i prodhimit industrial në muajin nëntor (2020) u rrit me 1,3 për qind në bazë mujore dhe 11 për qind në bazë vjetore.

1562740
Indeksi i prodhimit industrial në Turqi shënoi rritje me 11 për qind

Indeksi i prodhimit industrial në muajin nëntor (2020) u rrit me 1,3 për qind në bazë mujore dhe 11 për qind në bazë vjetore.

Instituti i Statistikave të Turqisë (TUIK) publikoi të dhënat për indeksin e prodhimit industrial në muajin nëntor 2020.

Sipas kësaj prodhimi industrial i korrigjuar nga ndikimi kalendarik u rrit me 11 për qind në muajin nëntor krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2019.

Kurse në bazë vjetore indeksi i korrigjuar i prodhimit industrial u rrit me 8.7 për qind.

Nga aspekti i nën-sektorëve të industrisë, indeksi i sektorit të minierave dhe guroreve në muajin nëntor u rrit me 4,6 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar; indeksi i sektorit të industrisë prodhuese me 11,6 për qind dhe indeksi i sektorit të prodhimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike, gazit, avullit dhe ajrit të kondicionuar u rrit me 7,5 për qind.

Ministri i Industrisë dhe Teknologjisë, Mustafa Varank vlerësoi të dhënat e indeksit të prodhimit industrial.

Ministri Varank i vlerësoi të dhënat përmes llogarisë së tij në “Twitter”.

"Pavarësisht të gjitha vështirësive prodhimi ynë industrial u rrit mbi pritjet e tregut me 11 përqind në vit dhe 1.3 përqind në muaj. Në nëntor ne u bëmë një nga vendet që rritën më shumë prodhimin industrial. Qëllimi ynë është të vazhdojmë këtë trend të prodhimit edhe në vitin 2021. Ne jemi duke u përgatitur të realizojmë reformat në drejtësi dhe ekonomi dhe me zhvillimet pozitive në studimet e vaksinave, 2021 shpresojmë të jetë një vit i hovit për Turqinë", shkroi Varank.

 


Lajme të ngjashme