Turqia vendi i dytë pas Zelandës së Re në shitjen e patundshmërive

Hakan Bucak, Drejtori i Përgjithshëm i “Mars Investment”, i cili menaxhon investimet dhe shitjet ndërkombëtare të projekteve të patundshmërive, tha se Turqia është bërë tërheqëse për pothuajse të gjitha vendet në botë.

1557240
Turqia vendi i dytë pas Zelandës së Re në shitjen e patundshmërive

Deri më sot në Turqi, 184 qytetarë të vendeve të ndryshme kanë blerë pasuri të patundshme.

Hakan Bucak, Drejtori i Përgjithshëm i “Mars Investment”, i cili menaxhon investimet dhe shitjet ndërkombëtare të projekteve të patundshmërive, tha se Turqia është bërë tërheqëse për pothuajse të gjitha vendet në botë.

Bucak deklaroi se sipas një studimi evropian, vendi i dytë më i shpejtë në sektorin e pasurive të patundshme pas epidemisë së llojit të ri të koronavirusit (COVID-19) ishte Turqia pas Zelandës së Re dhe theksoi se shitjet të huajve u rritën shpejt pasi filloi normalja e re.

Bucak tha se 184 qytetarë të vendeve të ndryshme kanë blerë pasuri të paluajtshme nga Turqia, ndërsa shtoi: “Kohët e fundit, ne kemi qenë duke parë rritje të konsiderueshme të kërkesës nga vende të tilla si Kina, Nigeria, Pakistani, Bangladeshi, Senegali dhe Republika Dominikane. Në të njëjtën kohë, ka një lëvizje të konsiderueshme në investime nga vendet evropiane. Pas shumë vitesh, investitorë nga vende të tilla si Franca, Gjermania, Portugalia dhe Spanja erdhën dhe filluan të blinin apartamente në Turqi. Ne gjithashtu kemi filluar të marrim kërkesa edhe nga myslimanët që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)”.

Bucak vuri në dukje rëndësinë e stimulimit të së drejtës për shtetësi në shitjen e shtëpive të huajve.

“Në sajë të patundshmërive të blera në 43 qytete 9.469 njerëz nga 105 vende të ndryshme morën shtetësinë turke. Me në krye Kinën, në Turqi patundshmëri blenë edhe qytetarët nga Palestina, Jordania, Libia, Egjipti dhe Pakistani”, bëri të ditur Bucak.

Duke vënë në dukje se numri i aplikacioneve për nënshtetësi aktualisht në proces është aq i madh sa ai që e morën nënshtetësinë, Bucak tha se presin që numri i njerëzve që marrin nënshtetësinë të afrohet në 20.000 deri në fund të 2021.



Lajme të ngjashme