SHBA - Biden emëron ish-Guvernatoren e FED-it në krye të Departamentit të Thesarit

Joe Biden, i cili u zgjodh president i Shteteve të Bashkuara, njoftoi se do të emroj ish-Guvernatoren e Bankës Qendrore të SHBA (FED) Janet Yellen në Departamentin e Thesarit.

1538260

Në Wilmington Biden prezantoi ekipin e tij me kreun e ekonomisë dhe emrat që do ta këshillonin atë për ekonominë.

Biden i premtoi popullit të SHBA-së një "rimëkëmbje ekonomike" dhe "ndihma”, ndërsa nga Kongresi kërkoi ta kalojë me urgjencë legjislacionin e paketës së ndihmës ekonomike.

Duke bërë të ditur se ka formuar një ekip ekonomik "të klasit botëror" dhe "me përvojë" që do të nxjerrë Shtetet e Bashkuara nga kriza e vazhdueshme ekonomike dhe për të ndihmuar rindërtimin e ekonomisë, Biden tha se do të emërojë ish-Guvernatoren e FED-it Janet Yellen në Departamentin e Thesarit.

Nëse miratohet emërimi i saj në Senatin Amerikan Janet Yellen do të jetë gruaja e parë në historinë e vendit që do të emërohet në këtë post.

Biden do ta sjellë Neera Tanden me origjinë indiane në Drejtorin e Zyrës së Buxhetit dhe Menaxhimit të Shtëpisë së Bardhë dhe Cecilia Rouse në krye të Këshillit të Këshilltarëve Ekonomikë.

Lajme të ngjashme