Kuvajt - Në kuadër të bojkotimit, fillon fushata për këmbimin e mallrave franceze me ato turke

Në Kuvajt, për të protestuar deklaratat kundër islamit të autoriteteve franceze dhe publikimin e karikaturave fyese kundër Profetit Muhamed filloi fushata "bojkoto produktet franceze, promovo produktet turke".

1517848

Kuvajtianët, në kuadër të bojkotimit të produkteve franceze, hapën në median sociale etiketën (hashtag) “Ndryshoni produktet franceze me produkte turke”.  

Aktivistët kuvajtianë duke përcaktuar me fotografi produktet franceze, që në vend kanë një përdorim të gjerë, kanë publikuar listë ku zënë vend mallrat (markat) turke në mënyrë që konsumatori të përdorë këto produkte në vend të atyre franceze.

Në median sociale bëhet e ditur se dyqanet dhe marketet më prestigjioze në vend janë përfshirë në fushatën e bojkotimit të mallrave franceze.

Unioni i Kooperativave të Konsumatorit, që ka më shumë se 70 zinxhirë shitjesh me pakicë në Kuvajt, më 23 tetor kishte deklaruar se nga raftet kishte hequr mallrat franceze.

Ministri i Punëve të Jashtme i Kuvajtit, Ahmed Nasser al-Mohammed al-Sabah, ditën e diele, informoi ambasadoren franceze në Kuvajt, Anne-Claire Legendre se Franca duhet të ndalojë deklaratat që përfshijnë sulme ndaj feve.

Sabah kishte vënë në dukje se vendi i tij kishte refuzuar politikat që lidhin fenë islame me terrorizmin.

Lajme të ngjashme