Kompanitë turke dhe ukrainase nënshkruajnë memorandum për thellimin e marrëdhënieve mes tyre

Kompania energjetike turke “LODOS Propulsion” Sh.A. dhe kompania e prodhimit të turbinave me gaz “Zorya-Mashproekt” që vepron nën kuadrin e kompanisë shtetëror të mbrojtjes “Ukroboronprom” nënshkruan një marrëveshje partneriteti.

1514803

Në deklaratën e bërë nga kompania “Zorya-Mashproekt”, thuhet se përfaqësuesit e kompanisë turke “LODOS Propulsion” nën kryesinë e Haluk Bayraktar dhe zyrtarëve të “Ukroboronprom” zhvilluan një takim dhe bënë inspektime në objektet e kompanisë.

Bëhet e ditur që palët gjatë takimit vlerësuan mundësitë e bashkëpunimit në prodhimin dhe furnizimin e produkteve civile dhe ushtarake dhe projekte të mundshme të përbashkëta në fushën e energjisë dhe infrastrukturës dhe se nënshkruan një memorandum për thellimin e marrëdhënieve mes tyre.

Memorandumi në fjalë bazohet në marrëveshjen e nënshkruar gjatë një vizite zyrtare në Turqi të organizuar javën e kaluar të Presidentit të Ukrainës Vladimir Zelenskiy.

Menaxheri i lartë i “Zorya-Mashproekt”, Denis Gordienko tha se palët gjatë vizitës në Turqi në shtator treguan interes të përbashkët për bashkëpunim, ndërsa shtoi se nënshkrimi i marrëveshjes është një hap i ri për hyrjen e “Zorya-Mashproekt” në tregun turk.

Lajme të ngjashme