Zelenskiy: Turqia dhe Ukraina kanë marrëdhënie të shkëlqyera

Kryetari i Shtetit të Ukrainës, Vladimir Zelenskiy tha se marrëdhëniet ndërmjet vendit të tije dhe Turqisë janë në një nivel të pakrahasueshëm.

1512711
Zelenskiy: Turqia dhe Ukraina kanë marrëdhënie të shkëlqyera

Kryetari i Shtetit të Ukrainës, Vladimir Zelenskiy tha se marrëdhëniet ndërmjet vendit të tije dhe Turqisë janë në një nivel të pakrahasueshëm.

Në fjalimin e mbajtur në Parlamentin e Ukrainës, Zelenskiy bëri deklarata në lidhje me marrëdhëniet Turqi-Ukrainë.

Ai tërhoqi vëmendjen se i japin rëndësi forcimit të ushtrisë së Ukrainës dhe shtoi: “Me Turqinë do të prodhojmë korveta, motorë, mjete fluturuese të armatosura pa pilot (SIHA) dhe sisteme të mbrojtjes ajrore”.

Duke bërë të ditur se kanë zhvilluar marrëdhëniet me shumë vend në arenën ndërkombëtare, lideri ukrainas tha: “Marrëdhëniet ndërmjet vendit tonë dhe Turqisë janë në një nivel të pakrahasueshëm”.

Ukraina vitin e kaluar kishin blerë 6 SIHA tip Bayraktar TB2 dhe tre stacione të kontrollit tokësor.

Vadim Nozdriya, Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë shtetërore të tregtisë së armëve të Ukrainës, Ukrspetseskport bëri të ditur se Ukraina interesohet për prodhimin në partneritet të mjeteve ajrore të armatosura pa pilot Bayraktar TB2 dhe ushtria e Ukrainës planifikon të blejë 48 SIHA prodhim i përbashkët.

Nga ana tjetër, një delegacion i kryesuar nga zëvendëskryeministri dhe ministri ukrainas përgjegjës për Industritë Strategjike, Oleg Uruskiy kishte vizituar Turqinë në muajin gusht. Uruskiy pas vizitës tha se ka shumë gjëra për të marrë si shembull në industrinë turke të mbrojtjes.

 


Lajme të ngjashme