Kompania “Bosch” transferon linjën e saj të prodhimit nga Greqia në Turqi

Edhe disa kompani të tjera të mëdha ndërkombëtare kanë transferuar prodhimet e tyre në Turqi.

1509384
Kompania “Bosch” transferon linjën e saj të prodhimit nga Greqia në Turqi

Bëhet e ditur se kompania gjermane “Bosch Siemens Hausgerate (BSH)-Pitsos”, linjën e saj të prodhimit në Greqi do ta transferojë në Turqi.

Sipas deklaratës së bërë nga Bosch-Pitsos, kompania do të përfundojë aktivitetet e saj të prodhimit në Greqi më 31 dhjetor, ndërsa u tha se ky operacion do të vazhdojë në Turqi.

Pitsos, i cili u themelua në vitin 1865 në Greqi dhe kryesisht prodhon pajisje shtëpiake, iu shit konsorciumit Bosch-Siemens më 1 janar 2015, për 3 miliardë euro.

Edhe kompania “Free Now Group”, në pronësi të kompanisë automobilistike "BMW-Daimler", gjithashtu i dha fund punës së saj në Greqi më 28 shkurt.

Ndërkaq kompania e ushqimit të shpejtë “Pizza Hut” mbylli 17 dyqane në Greqi më 30 korrik.

 


Lajme të ngjashme