Albayrak: Vazhdojmë rritjen në çdo fushë

Ministri i Thesarit dhe Financave, Berat Albayrak bëri të ditur se duke thyer rekord në prodhimin e elektricitetit Turqia vazhdon rritjen në çdo fushë.

1487141
Albayrak: Vazhdojmë rritjen në çdo fushë

Ministri i Thesarit dhe Financave, Berat Albayrak bëri të ditur se duke thyer rekord në prodhimin e elektricitetit Turqia vazhdon rritjen në çdo fushë.

Duke iu referuar postimit të Ministrit të Energjetikës dhe Burimeve Natyrore, Fatih Donmez: “Më 3 shtator thyem rekordin e të gjitha kohërave në prodhimin e elektricitetit me 1 miliardë kilovatorë në ditë”, Albayrak bëri një postim në llogarinë e tij në median sociale.

“Nuk ndalojmë, vazhdojmë prodhimin. Me investimet dhe projektet tona Turqia kapërcen epokën. Pas zbulimit historik të gazit natyror kemi hedhur një hap tjetër të madh në sektorin energjetik. Duke thyer rekord në prodhimin e elektricitetit vazhdojmë rritjen në çdo fushë” shkroi një llogarinë e tij në “Twitter” ministri i Thesarit dhe Financave, Berat Albayrak.   

 


Lajme të ngjashme