Kompania ukrainase “Antonov” kërkon bashkëprodhim me Turqinë

Drejtuesi i lartë i ndërmarrjes ukrainase të avionëve “Antonov”, Oleksandr Los theksoi se ata duan të realizojnë prodhim të përbashkët me Turqinë.

1486292
Kompania ukrainase “Antonov” kërkon bashkëprodhim me Turqinë

Menaxheri i lartë i kompanisë ukrainase të avionëve “Antonov”, Oleksandr Los vuri në dukje se ai ishte i impresionuar nga qasja në Turqi e përqendruar tek produkti dhe se industria turke e aviacionit duhet të zinte vend në procesin e prodhimit të avionëve «AN-178».

Los kujtoi se javën e kaluar ai e kishte vizituar Turqinë me një delegacion të kryesuar nga Zëvendëskryeministri dhe ministri i Industrive Strategjike të Ukrainas, Oleg Urisky.

"Vizitat ishin mësimdhënëse për mua. Ne vizituam kantierin detar në Turqi. Më pëlqeu shumë anija e kategorisë “amfib” që po ndërton Turqia”,- u shpreh ai.

Duke thënë se gjatë qëndrimit në Turqi ata kishin vizituar gjithashtu edhe  industrinë e raketave dhe kompaninë “Baykar”, Olexander Los tha: "Unë u impresionova shumë me qasjen e përqendruar te produkti që pashë këtu. Edhe ne e përdorim të njëjtën qasje në kompaninë tonë «Antonov».  

Pasi tha se marrëdhëniet midis Turqisë dhe Ukrainës në fushën e aviacionit kanë filluar në vitin 2013 për avionët tip «AN-158» Los bëri këtë vlerësim: "Që nga ajo ditë ne kemi qenë në kontakt të ngushtë me kolegët dhe shokët tanë turq. Falë kësaj drejtuesit e lartë të kompanisë tashmë janë në gjendje të diskutojnë një partneritet të mundshëm për prodhimin e përbashkët të avionëve «AN-178»”.

Duke i mëshuar faktit se marrëdhëniet midis dy vendeve po zhvillohen edhe në fushën e mbrojtjes, menaxheri i lartë i kompanisë ukrainase të avionëve “Antonov” Oleksandr Los shtoi: "Jo vetëm në fushën e mbrojtjes, potenciali për partneritet ekziston në shumë fusha të tjera. Për shembull në fushën tregtare, aeroplani i pasagjerëve. Industritë strategjike nuk kanë lidhje vetëm me mbrojtjen, ato gjithashtu mbulojnë edhe ekonominë dhe financat".

 


Lajme të ngjashme