Turqia shpall Navtex tjetër, “Oruç Reis” vazhdon kërkimet sizmike në Mesdhe

Turqia ka shpallur një Navtex të ri (njoftim paralajmërues në detari, NAVigational TEXt Message) i vlefshëm deri në datën 23 gusht për zonën në Mesdheun Lindor ku do të bëjë kërkime sizmike anija “Oruç Reis”.

1470069
Turqia shpall Navtex tjetër, “Oruç Reis” vazhdon kërkimet sizmike në Mesdhe

 

Sipas NAVTEX-it të ri anija “Oruç Reis” bashkë me anijet e tjera turke me emrat “Ataman” dhe “Cengiz Han” do të kryejë punime sizmike në zonën e shpallur më parë afër brigjeve të Qipros në Mesdheun Lindor.

Anija e kërkimeve sizmike “Oruç Reis” ka kapacitete të bëjë çdo lloj kërkimi gjeologjik, gjeofizik, hidrografik dhe oqeanografik, kryesisht kërkime në platformën kontinentale dhe për hidrokarbure.

Anija është nga të rrallat në botë që është e kompletuar me të gjitha pajisjet e aparatura te nevojshme dhe mund të bëjë kërkime gjeofizike, graviteti dhe magnetike 2 dhe 3-dimensionale.

Deri në thellësinë 8 mijë metra anija mund të realizojë operacione sizmike 3-dimensionale, kurse deri në thellësinë 15 mijë metra operacione 2-dimensionale.

Çfarë është Navtex-i?

Është një sistem pajisjesh komunikimi që informon marinarët mbi parashikimet meteorologjike, të dhënat e lundrimit, situatat emergjente, sigurisë dhe zonat ku bëhen punime në det. Transmetimi bëhet me frekuencë me valë të mesme dhe sinjali mund të shkojë deri në distancën 400 milje detare (740 km).

 


Lajme të ngjashme