Turqia mbështet Argjentinën në luftën kundër Covid-19

Ndihmat mjekësore të dërguara nga Turqia në Argjentinë, për t'u përdorur në luftën kundër pandemisë së llojit të ri të koronavirusit (Covid-19), u janë dorëzuar autoriteteve të Buenos-Ajresit.

1468102
Turqia mbështet Argjentinën në luftën kundër Covid-19

Ambasadori i Turqisë në Buenos-Ajres, Shefik Vurall Alltaj (Şefik Vural Altay) u dorëzoi autoriteteve të spitalit “El Dique”, në qytetin La Plata, kryeqytetin e shtetit të Buenos-Ajresit, 20.000 maska kirurgjikale, pjesë e ndihmës së dërguar nga Turqia në Argjentinë.

Para dorëzimit të maskave kirurgjikale në spital, Ambasadori Alltaj u takua me Shefin e Kabinetit të Shtetit të Buenos-Ajres, Carlos Bianco.

Ambasadori Altay në fjalën e tij të rastit gjatë dorëzimit të ndihmave mjekësore tërhoqi vëmendjen ndaj pandemisë, si një çështje që kërkon zgjidhje globale dhe shtoi:

"Distanca fizike midis Turqisë dhe Argjentinës mund të jetë shumë e madhe, por zemrat tona janë me ju. Ne mbështesim luftën që po bëni kundër koronavirusit. Nëse ka më shumë gjëra që ne mund të bëjmë në këtë proces, ne do të ishim të lumtur t’i bënim edhe ato."

Kurse nënsekretarja e Marrëdhënieve Ndërkombëtare të shtetit të Buenos-Ajresit, Victoria Anadon në fjalën e saj iu referua solidaritetit midis dy vendeve dhe e falënderoi Turqinë për ndihmat.

Në Argjentinë, ku ditët e fundit pandemia ka arritur nivelin e saj më të lartë dhe u ka marrë jetën më shumë se 4 mijë njerëzve, deri më sot me llojin e ri të koronavirusit (Covid-19) janë infektuar më shumë se 213 mijë njerëz.

 


Lajme të ngjashme