Rriten eksportet e Turqisë të fruta-perimeve të freskëta gjatë gjysmës së parë të vitit

Eksportet e frutave dhe perimeve të freskëta u rritën me 45 për qind në gjysmën e parë të këtij viti dhe kapën shifrën prej 137 milion dollarëve.

1462020

Sipas deklaratës së bërë nga Unioni i Eksportuesve të Rajonit të Egjeut, eksporti i frutave dhe perimeve të freskëta u rrit gjatë periudhës së pandemisë.

Ndërkohë që Turqia gjatë periudhës janar-qershor të këtij viti shënoi rritje në eksporte të fruta-perimeve me 38 për qind dhe kapi shifrën prej 1.1 miliardë dollarëve, eksporti i produkteve të fruta-perimeve u rrit me 8 për qind dhe kapi shifrën prej 778 milionë dollarëve.

Në deklaratë i jepet vend edhe vlerësimit të kreut të Unionit të Eksportuesve të Rajonit të Egjeut, Hayrettin Uçak, i cili njoftoi se krahas pandemisë gjatë gjysmës së parë të vitit eksporti i fruta-perimeve të freskëta nga ky rajon u rrit me 45 për qind dhe shënoi të ardhura në vlerë 137 milionë dollarë.

“Eksporti i produkteve të fruta-perimeve kapi shifrën prej 296 milionë dollarëve”, njoftoi Uçak, ndërsa shtoi se Turqia shënoi 433 milionë dollarë të ardhura dhe se janë duke ecur me hapa të sigurt për të arritur objektivin prej 1 miliardë dollarëve deri në fund të vitit.

Lajme të ngjashme