Turqi - Shkalla e papunësisë regjistroi rënie të lehtë në prill

Sipas Institutit të Statistikave të Turqisë (TUIK/TurkStat) papunësia në muajin prill ka rënë me 0,2 pikë përqindje në krahasim me prillin e 2019 dhe ka rezultuar 12,8%.

1452538
Turqi - Shkalla e papunësisë regjistroi rënie të lehtë në prill

Instituti i Statistikave të Turqisë (TUIK/TurkStat) ka publikuar të dhënat për fuqinë punëtore lidhur me muajin prill 2020.

Numri i të papunëve 15 vjeç e lartë në të gjithë Turqinë për periudhën prill 2020 është 3 milionë e 775 mijë ose 427.000 më pak të papunë në krahasim me prillin e vitit të kaluar.

Niveli i papunësisë ka rënë me 0,2 pikë përqindje dhe ka rezultuar 12,8%.

 


Lajme të ngjashme