Rriten eksportet e Turqisë drejt Bashkimit Evropian në qershor 2020

Eksportet e Turqisë në qershor 2020, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019, shënuan rritje në 20 prej gjithsej 27 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.

1452109
Rriten eksportet e Turqisë drejt Bashkimit Evropian në qershor 2020

Muajin e kaluar, eksportet turke u rritën me 15,8% duke kapur shifrën 13 miliardë e 469 milionë dollarë.

Turqia u hodh në sulm tregtar si në tregjet globale ashtu edhe në tregjet e shteteve anëtare të BE-së menjëherë pas fillimit të procesin të normalizimin në muajin qershor duke shënuar rritje të eksporteve në 20 prej gjithsej 27 vendeve të Unionit.

Sipas të dhënave të Asamblesë së Eksportuesve të Turqisë (TIM), eksportet turke në 27 shtetet anëtare të BE-së u rritën me 5,7% duke u realizuar në 5 miliardë e 214 milionë e 537 mijë dollarë në qershor, nga 4 miliardë e 931 milionë e 553 mijë dollarë që ishin në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Rritja më e lartë e eksporteve të Turqisë u regjistrua në Administratën Greke e Qipros së Jugut: 230,34%. Ajo ndiqet nga Kroacia me 55,49%, Estonia me 47,50%, Lituania me 47,46% dhe Finlanda me 41,11%.

Kurse Gjermania është vendi ku Turqia realizoi më shumë eksporte në muajin e gjashtë të këtij viti, duke siguruar 1 miliard e 184 milionë e 554 mijë e 33 dollarë të ardhura. Gjermania u pasua nga Italia, Franca, Spanja dhe Holanda.



Lajme të ngjashme