Turqi, indeksi i besimit ekonomik u rrit me 19,1% në qershor

Indeksi i besimit ekonomik në Turqi është rritur me 19,1 për qind në muajin qershor, krahasuar me një muaj më parë dhe ka arritur nivelin e 73,5%.

1445353
Turqi, indeksi i besimit ekonomik u rrit me 19,1% në qershor

Instituti i Statistikave të Turqisë (TUIK-TurkStat) publikoi të dhënat e indeksit të besimit ekonomik për muajin qershor.

Sipas kësaj këtë muaj, krahasuar me majin, indeksi është rritur me 19,1% dhe ka arritur 73,5 pikë përqindje.

Rritja e indeksit të besimit ekonomik erdhi si rezultat i rritjes që shënuan indekset e besimit në sektorët e konsumit, sektorit real (industria e prodhimit), shërbimit, tregtisë me pakicë dhe ndërtimit.

Sipas TUIK indeksi i besimit të konsumatorit duke u rritur me 5,2% në bazë mujore arriti në 62,6 pikë përqindje në qershor, indeksi i besimit të sektorit real (industrisë prodhuese) u rrit me 22,2% në bazë mujore dhe arriti në 89,8 pikë përqindje, indeksi i besimit të sektorit të shërbimeve u rrit me 8,5% në 55,5 pikë përqindje, indeksi i besimit të tregtisë me pakicë u rrit me 9,3% dhe arriti në 86,4%, ndërsa indeksi i besimit të sektorit të ndërtimit duke u rritur 33,1% arriti në 78 pikë përqindje.

 


Lajme të ngjashme