ShBA kërkon rinovimin e embargos së armëve kundër Iranit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) paraqitën një projektrezolutë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që parashikon rinovimin e embargos ndërkombëtare të armëve kundër Iranit.

1442211
ShBA kërkon rinovimin e embargos së armëve kundër Iranit
abd iran.jpg
abd-iran.jpg
abd- iran ekonomik yaptirimlar.jpg

Në muajin tetor skadon embargoja e armëve, që Këshilli i Sigurimit i OKB-së zbaton për 13 vjet kundër Iranit në bazë të marrëveshjes bërthamore të firmosur në 2015-ën.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), të cilat dëshirojnë rinovimin e sanksioneve ndërkombëtare ndaj Teheranit, përmes një projektrezolute të re që i kanë paraqitur Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, kërkojnë ndalimin e shitjes, furnizimit dhe transferimit në Iran të armëve dhe materialeve përkatëse.

P/rezoluta u bën apel vendeve (anëtare të OKB-së) që të ushtrojnë të drejtën e kontrollit sa herë që ka shkaqe të arsyeshme për ekzistencën e materialeve të ndaluara në anijet që shkojnë në Iran.

Nga ana tjetër, Rusia dhe Kina janë kundër rinovimit të sanksioneve kundër Iranit.

Për miratimin e një projektrezolute në Këshillin e Sigurimit të OKB-së duhet që të paktën 9 nga 15 anëtarët e Këshillit të votojnë “pro” draftit të paraqitur dhe asnjë prej anëtarëve të përhershëm [ShBA, Rusi, Kinë, Mbretëri e Bashkuar dhe Francë] nuk duhet të përdorë fuqinë e vetos.



Lajme të ngjashme