Anija sonduese "Fatih" mbërriti në Trabzon

Anija e parë prodhim vendor për sondime hidrokarburesh në det “Fatih”, e cila të premten u përcoll nga Presidenti Rexhep Tajip Erdogan, u ankorua në Trabzon.

1427441
Anija sonduese "Fatih" mbërriti në Trabzon

Anija “Fatih” u prit në port nga Prefekti i Trabzonit Ismail Ustaoğlu, kryetari i Bashkisë Murat Zorluoğlu, drejtori i Policisë Metin Alper, Komandanti i Grupit të Rojës Bregdetare për Rajonin Lindor të Detit të Zi nënkolonel Dr. Murat Sezgin dhe zyrtarë të tjerë.

Prefekti Ustaoğlu iu drejtua ekuipazhit të anijes me radio: “Mirë se erdhët në Trabzon, të cilin e ngadhënjeu Fatihu [Sulltan Mehmeti II], e drejtoi [Sulltan] Javuzi dhe ku ka lindur [Sulltan] Kanuniu [Ligjvënësi]. Zoti ju ndihmoftë”.

Prefekti u tha gazetarëve se pas ankorimit, anijes do t’i montohen pjesët e nevojshme dhe pastaj ajo do të vazhdojë aktivitetin e saj eksplorues në detin e Zi.

Anija “Fatih” punimet e kërkim-shpimit për hidrokarbure do t’i fillojë brenda 15 ditëve, shtoi prefekti Ustaoğlu.

Në datën 29 maj 2020, në 567-vjetorin e ngadhënjimit të Stambollit, anija kishte nisur lundrimin nga Stambolli drejt detit të Zi dhe ishte përcjellë edhe nga Presidenti Erdoan.

 


Lajme të ngjashme