Shtypi hungarez vlerëson lartë dronët e armatosur turq (SIHA)

Gazeta hungareze «Magyar Nemzet» shkroi se Turqia ka ndryshuar rrjedhën e luftës në Libi me gjeneratën e re të mjeteve ajrore pa pilot (SIHA), të cilat i prodhon vet dhe i ka përdorur në mënyrë efektive edhe në Siri.

1422560
Shtypi hungarez vlerëson lartë dronët e armatosur turq (SIHA)

Lajmi, i përgatitur nga David Lazlo dhe botuar në «Magyar Nemzet», thotë se si rezultat i investimeve të bëra, Turqia tani ka industrinë e saj të pavarur të mbrojtjes dhe se llojet e armëve që ajo prodhon ka filluar t’i eksportojë.

Duke mbështetur qeverinë libiane, e cila njihet si përfaqësuese legjitime e Libisë në Kombet e Bashkuara (OKB), Turqia ka ndryshuar rrjedhën e luftës në Libi, ndërsa armët turke janë provuar në terren, shkruan gazeta hungareze.

Në vend që të pasurojë vendet e tjera, Turqia po zhvillon teknologjinë e vet të mbrojtjes, komenton David Lazlo dhe bën këtë vlerësim: "Turqia po zhvillon avionët e saj ushtarakë, aeroplanmbajtësen e vet dhe automjetet e blinduara, dhe ndërkohë ajo po bën një punë shumë të mirë edhe me dronët, të cilët i prodhon me mundësi vendore e kombëtare".

Gazeta hungareze «Magyar Nemzet» gjithashtu vë në dukje se dekadën e fundit Turqia ka realizuar projekte prestigjioze, të tilla si tanku «Altay», obusët «Furtuna», helikopteri «Atak T-129», dhe nënvizon se përveç këtyre arritjeve Turqia planifikon të zbresë në ujë brenda këtij viti aeroplanmbajtësen e saj, ndërtimi i të cilës vazhdon.



Lajme të ngjashme