Papunësia në Britaninë e Madhe u rrit në 3,9 për qind

Sipas të dhënave të Zyrës së Statistikave Kombëtare të Britanisë (ONS), papunësia në çerekun e parë të vitit në Britaninë e Madhe në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar është rritur për 0,1 për qind duke arritur në 3,9 për qind.

1419971

Gjithsej papunët në vend arritën në 1 milion e 350 mijë me një rritje prej 50.000 personave.

Ekspertët janë të mendimit se papunësia në vend në periudhën e ardhshme do të shënojë një rritje të shpejtë për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) duke arritur në nivelin e 10 për qind të viteve 1990-ta.

Banka Qendrore e Britanisë (më parë kishte theksuar se COVID-19 pritet të shkaktojë një tkurrje prej 25 për qind në ekonominë e vendit në tremujorin e dytë të vitit.

Sipas parashikimeve të bankës ekonomia britanike këtë vit mund të tkurret deri në 14 për qind. (AA)

Lajme të ngjashme