SHBA – Trump: Arabia Saudite dhe Rusia të reduktojnë prodhimin ditor të naftës në 10 milionë fuçi

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, deklaroi të enjten se pret që Arabia Saudite dhe Rusia të reduktojnë prodhimin ditor të naftës në 10 milionë fuçi, ndoshta edhe më shumë.

1390573
SHBA – Trump: Arabia Saudite dhe Rusia të reduktojnë prodhimin ditor të naftës në 10 milionë fuçi

“Sapo bisedova me mikun tim Mohammed bin Salman, princi trashëgimtar i Arabisë Saudite, i cili ka biseduar me Presidentin Putin të Rusisë. Unë pres dhe shpresoj që të reduktojnë prodhimin ditor të naftës në 10 milionë fuçi, ndoshta edhe më shumë, çka nëse ndodh, do të jetë e shkëlqyeshme për industrinë e naftës dhe gazit”, shkroi lideri amerikan në rrjetin social “Twitter”.

Pas kësaj deklarate të Presidentit Trump, çmimi i naftës së llojit “Brent” u rrit me 46% duke arritur një nivel më të lartë sesa 36,29 dollarë për fuçi. Çmimi i naftës së lehtë amerikane (VTI) gjithashtu u rrit me 24,8% duke shkuar në 25,67 dollarë për fuçi.

Rënia e parashikimeve për rritje ekonomike botërore si pasojë e pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) dhe mungesa e një marrëveshjeje ndërmjet Rusisë dhe Arabisë Saudite për të reduktuar prodhimin e naftës bënë që çmimet e naftës të bien këtë javë deri në nivelin më të ulët që prej 2002 e këtej.



Lajme të ngjashme