Rusia e pakënaqur nga çmimet e naftës

Zëdhënësi i presidencës ruse (Kremlin), Dmitriy Peskov tha se po ndjekin nga afër tregun global të naftës dhe shtoi: “Padyshim që për momentin çmimet janë të ulta, do të donim që të ishin më të larta”.

1380686

Peskov bëri një vlerësim për gazetarët në kryeqytetin Moskë në lidhje me rënien e çmimeve të naftës.

Ai tha se janë duke shqyrtuan gjendjen e tregjeve dhe shtoi: “Jemi duke u munduar të kuptojmë gjendjen dhe të përgatisim një parashikim afatshkurtër dhe afatmesëm. Qasja jonë do të jetë sipas kësaj.   

Pyetjes se nga aspekti i Rusisë a është e përshtatshme apo jo rënia e naftës në nivelin e 27 dollarëve për fuçi, Peskov iu përgjigj duke thënë: “Padyshim që për momentin çmimet janë të ulta, do të donim që të ishin më të larta”.

Nga ana tjetër, çmimi i naftës për fuçi i Rusisë, që është njësia kryesore e eksportit rus, është 27,85 dollarë.

Lajme të ngjashme