Turqi - Indeksi i besimit të konsumatorit në janar 58,82%

Indeksi i besimit të konsumatorit në Turqi është rritur me 0,1 për qind në muajin janar, krahasuar me një muaj më herët, ka njoftuar të enjten Instituti Turk i Statistikave (TUIK - TurkStat).

Turqi - Indeksi i besimit të konsumatorit në janar 58,82%

Instituti Turk i Statistikave (TUIK - TurkStat) publikoi paraditen e të enjtes të dhënat e indeksit të besimit të konsumatorit.

“Vlera e indeksit të besimit të konsumatorit i korrigjuar nga ndikimet e stinës arriti në 58,82 pikë përqindje në janar, nga 58,7 që ishte në dhjetor, duke u përmirësuar me 0,1 për qind në krahasim me muajin e kaluar”, njofton TurkStat.

Vlera e këtij indeksi llogaritet bashkërisht nga TurkStat-i dhe Banka Qendrore e Turqisë (TCMB) përmes matjes së tendencave të konsumatorit. Indeksi i besimit të konsumatorit shihet si një matës jetik i shëndetit të përgjithshëm të ekonomisë duke treguar ndjenjat e njerëzve për shpenzimin e parave të tyre, gjë që nga ana tjetër jep të dhëna për vitalitetin ekonomik gjatë ditëve në vijim.

Kurse indeksi i parashikimeve për situatën ekonomike familjare për të njëjtën periudhë është rritur me 2,3 për qind në 79,5 pikë përqindje. Ndërsa indeksi i parashikimeve për situatën e përgjithshme ekonomike në janar 2020 është rritur me 1,1% në bazë mujore dhe ka arritur në 77,4%.



Lajme të ngjashme