Turqi - Në 2020 pritet rekord historik, 1,5 milionë banesa të shitura

Në vitin e ri pritet të thyhet rekord në shitjen e banesave të reja [1,5 milionë] në Turqi falë rënies së interesave të kredive deri në 0,79% dhe përmirësimit të treguesve ekonomikë.

1332561
Turqi - Në 2020 pritet rekord historik, 1,5 milionë banesa të shitura
konut.jpg
konut.jpg
konut
konut satışları_genel_grafik_artış.jpg
konut satışları_genel.jpg
konut satışları_genel_şehir.jpg
konut.jpg
konut.jpg
konut.jpg

Sipas përfaqësuesve të sektorit, pas uljes së interesave (të kredive bankare për banesë) shitjet me hipotekim në 4 muajt e fundit të 2019-s kanë shënuar rritje deri në 750%. Është aktivizuar kërkesa e pezulluar për banesa dhe rënia e interesave të kredive bankare deri në 0,79% për banesat e reja pritet t’i sjellë sektorit një efekt “dopingu” në vitin 2020.

Rekordi i deritanishëm, 1 milionë e 409 mijë banesa, mund të thyhet në vitin 2020 dhe shifra mund të arrijë në 1,5 milionë, vlerësojnë përfaqësuesit e sektorit dhe shtojnë se normat e interesit të kredive për banesat e përdorura do të vazhdojë të jenë nën 1% edhe gjatë vitit të ri dhe bashkë me përmirësimin në ekonomik këto do të sjellin rekorde të reja në shitjen e banesave në Turqi.

 


Lajme të ngjashme