BE-ja përmirëson parashikimin për rritjen ekonomike të Turqisë

Në raportin e Komisionit Evropian "Parashikimet Ekonomike - Vjeshtë 2019" parashikimi i rritjes së Turqisë për vitin 2019 nga -2,3% është rritur në 0,3%, krahasuar me raportin e mëparshëm.

BE-ja përmirëson parashikimin për rritjen ekonomike të Turqisë

Komisioni Evropian publikoi të enjten raportin "Parashikimet Ekonomike - Vjeshtë 2019".

Në këtë raport parashikimi i Komisionit për rritjen ekonomike të Turqisë për vitin 2019 është rritur në 0,3%, nga minus 2,3% krahasuar me parashikimin e raportit të mëparshëm, publikuar në pranverën e kaluar.

Raporti parashikon gjithashtu që ekonomia turke të rritet me 3,1% në vitin 2020 dhe 3,5% në vitin 2021.

"Pas krizës së valutës të vitit të kaluar në Turqi, ekonomia u rimëkëmb më shpejt sesa pritej e mbështetur kjo edhe nga stimulimet fiskale dhe rritja e eksporteve”,- thuhet në raport.

Nga ana tjetër raporti ka ulur parashikimet në krahasim me versionin e mëparshëm për rritjen e eurozonës në vitin 2019 dhe 2020.

Sipas raportit të mëparshëm rritja ekonomike në vendet e Zonës së Euros për vitin 2019 parashikohej të ishte 1,2%, kurse për vitin 2020 ky parashikim ka qenë 1,5%. Por raporti i fundit i Komisionit Evropian e ka ulur në 1,1% parashikimin për vitin 2019 dhe në 1,2% për vitin 2020.

Rritjet për BE-në pritet të jenë 1,4% për vitet 2019, 2020 dhe 2021.

Parashikimet e raportit për vitin 2019 sipas vendeve janë: Gjermania 0,4%, Franca 1,3%, Anglia 1,3%, Italia 0,1%, Spanja 1,9%, Holanda 1,7% dhe Greqia 1,8%.

 


Lajme të ngjashme