Turqia dhe Mbretëria e Bashkuar do të zgjerojnë bashkëpunimin në shëndetësi

Ministria e Shëndetësisë së Turqisë dhe Departamenti i Tregtisë Ndërkombëtare të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar nënshkruan një memorandum mirëkuptimi në fushën e shëndetësisë.

Turqia dhe Mbretëria e Bashkuar do të zgjerojnë bashkëpunimin në shëndetësi

Ministria e Shëndetësisë së Turqisë dhe Departamenti i Tregtisë Ndërkombëtare të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar nënshkruan një memorandum mirëkuptimi në fushën e shëndetësisë.

Ministri i Shëndetësisë, Fahretin Koxha (Fahrettin Koca) u takua të martën me Ambasadorin e Tregtisë me Turqinë, pranë Kryeministrisë së Mbretërisë së Bashkuar, Lord Robin Janvrin.

Koxha, në deklaratën e bërë pas takimit, tha se marrëdhëniet mes Turqisë dhe Mbretërisë së Bashkuar bazohen në një periudhë të gjatë.   

Ai bëri të ditur se me memorandumin e mirëkuptimit në fjalë hodhën edhe themelin e Forumit të Biznesit të Shëndetësisë Turqi-Mbretëri e Bashkuar, që planifikohet të realizohet në vitin 2020 në Stamboll.

“Me Forumin e Biznesit të Shëndetësisë Turqi-Mbretëri e Bashkuar synohet të bëhet bashkëpunim në fushën e pajisjeve shëndetësore, barnave dhe vaksinave, të ndahen informacione dhe eksperiencë në lidhje me projektet e investimit të shëndetësisë, të rriten mundësitë e turizmit të shëndetësisë në mënyrë reciproke dhe të zgjerohen aktivitetet e tregtisë ndërmjet pjesëtarëve duke përcaktuar problemet, nëse ka, në lidhje me investimet dhe aktivitetet tregtare”, u shpreh ministri Koxha.

Kurse Lord Janvrin bëri të ditur se periudhën e fundit kanë fituar rëndësi marrëdhëniet tregtare ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe Turqisë dhe shtoi: “Ky memorandum mirëkuptimi do të jetë një hap shumë i rëndësishëm për përfitimin nga aktivitetet dyanëshe tregtare dhe të investimit ndërmjet dy vendeve. Veçanërisht në sektorin e shëndetësisë ka raste shumë të mira për sigurimin e përfitimeve të mëdha në dobi edhe të vendeve edhe të qytetarëve tanë. Kam besimin se në periudhën në vijim, me këtë memorandum, do të thellohen dhe do t'i përparojmë edhe më shumë marrëdhëniet tregtare ndërmjet vendeve tona si dhe në sektorin e shëndetësisë”.  

Pas fjalimeve, memorandumi i mirëkuptimit mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe Departamentit të Tregtisë Ndërkombëtare të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar u nënshkrua nga ana e zëvendësministres së Shëndetësisë së Turqisë, Emine Alp Meshe (Meşe) dhe ambasadorit të Mbretërisë së Bashkuar në Ankara, Dominick Chilcott.



Lajme të ngjashme