Albayrak: Shkalla vjetore e inflacionit shënon nivelin më të ulët

Ministri turk i Financave dhe Thesarit, Berat Albayrak, ka thënë se Turqia po avancon hap pas hapi për të arritur shkallën e synuar vjetore të inflacionit prej 5 për qind.

Në një postim në Twitter, ministri Albayrak tha se në përputhje me synimet e qeverisë, shteti la pas një fazë të madhe në luftën kundër inflacionit.

Autoriteti Statistikor i Turqisë (TurkStat) raportoi se shkalla vjetore e inflacionit në shtator ka rënë në numër njëshifror për herë të parë që nga korriku i vitit 2017.

"Ne do ta bartim këtë sukses me inflacionin dhe bilancit të llogarisë rrjedhëse në të gjitha sferat e ekonomisë", tha Albayrak.

Turqia muajin e kaluar shënoi rritje vjetore prej 9,26 për qind të çmimeve të konsumit, duke regjistruar rënie prej 5,75 pikësh nga gushti, kur ishte 15,01 për qind.

Gjatë dekadës së fundit, shkalla vjetore e inflacionit ka shënuar nivelin më të ulët me 3,99 për qind në mars të vitit 2011, ndërsa arriti kulmin me 25,24 për qind në tetor të vitit 2018. (AA)

Lajme të ngjashme