Sektori turk i automobilistikes realizon eksport në vlerë 13 miliardë dollarë

Ndërkohë që nga Turqia gjatë periudhës janar-qershor në 170 vende janë eksportuar makina në vlerë 13 miliardë dollarë, në vendin e parë në shitjet jashtë vendit ndodhen vendet e shquara evropiane të këtij sektori.

Sipas informatave të hartuar nga të dhënat e Institutit të Statistikave të Turqisë (TUIK), gjatë 6 muajve të parë të vitit nga Turqia janë realizuar shitje të makinave në 170 vende të botës.

Shumica e eksporteve u bënë në Gjermani dhe Francë, dy gjigantë evropianë të sektorit automobilistik.

Franca ndodhet në vendin e parë me 1 miliard e 615 milionë dollarë në eksport.

Gjermania renditet e dyta në listën e eksporteve të automjeteve me 1,5 miliard dollarë, Italia në vendin e tretë me 1,3 miliard dollarë, Mbretëria e Bashkuar me 1,2 miliard dollarë në vendin e katërt dhe Spanja në vendin e pestë me 804 milionë dollarë.

Lajme të ngjashme