Industria e automobilistikes shënoi rritje në eksport me 5 për qind

Shifra më e lartë e eksportit në sektorin automobilistik turk në bazë mujore në vitin 2019 u arrit me një shitje të jashtme prej 2,9 miliardë dollarë.

Industria e automobilistikes shënoi rritje në eksport me 5 për qind

Shifra më e lartë e eksportit në sektorin automobilistik turk në bazë mujore në vitin 2019 u arrit me një shitje të jashtme prej 2,9 miliardë dollarë, duke u rritur 5 përqind në korrik, krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë.

Sipas të dhënave të Shoqatës së Eksportuesve të Industrisë së Automobilistikës (OIB) dhe Kuvendit të Eksportuesve të Turqisë (TIM), eksporti i industrisë së automobilistikes në muajin korrik u rrit me 5 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Shitjet e muajit të kaluar prej 2,9 miliardë dollarë ishin shifrat më të larta të eksportit për industrinë e automobilave në vitin 2019. Këto të dhëna të eksportit gjithashtu u regjistruan si shifra e katërt më e lartë e shitjeve jashtë vendit në historinë e industrisë së automobilistikes në baza mujore.  

 

 


Lajme të ngjashme