SHBA-ja e shpall Kinën si “manipuluese” të valutës

Shtetet e Bashkuara të Amerikës akuzuan zyrtarisht Kinën për dobësimin e monedhës së saj, ndërkohë që ajo kaloi pragun simbolik prej 7 juanëve për një dollar, një veprim që ka rritur tensionet mes dy gjigantëve ekonomikë dhe nervozizmin e tregjeve.

SHBA-ja e shpall Kinën si “manipuluese” të valutës

“Sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin, nën urdhrin e Presidentit amerikan, Donald Trump, arriti në përfundimin se Kina kishte manipuluar monedhën e saj”, theksoi Departamenti amerikan i Thesarit në një komunikatë.

Duke rezultuar nga ky përcaktim që Kina ka manipuluar monedhën e saj – vijon komunikata – sekretari Mnuchin do të diskutojë me Fondin Monetar Ndërkombëtar për eliminimin e avantazhit konkurrues, krijuar nga vendimet e fundit kineze.

Vendimi i Pekinit për të lejuar uljen e konsiderueshme të monedhës së saj ka shkaktuar një stuhi në tregjet financiare në mbarë botën.

Ai sinjalizon në fakt një përshkallëzim tjetër në luftën tregtare të shkaktuar nga tarifat doganore ndëshkuese të vendosura një vit më parë, për të bindur Pekinin të negocionte një marrëveshje tregtare që reduktonte deficitin dhe praktikat e gjykuara të padrejta nga Presidenti amerikan, Donald Trump.



Lajme të ngjashme