Tregu kinez pëlqen qershinë turke, eksportohen 700 ton qershi

Nga aspekti i eksportuesve turq tregu kinez është shumë i rëndësishëm dhe me protokollin e nënshkruar këtë vit, në muajin korrik filloi eksporti i qershisë drejt Kinës.

Tregu kinez pëlqen qershinë turke, eksportohen 700 ton qershi

Qershia turke, eksporti i së cilës filloi në muajin korrik, u pëlqye nga kinezët.

Zëvendëskryetari i Shoqatës së Eksportuesve të Fruta-Perimeve të Freskëta Uludag (UYMSIB), Senih Yazgan tha se po qëndrojnë në tregun kinez.

Nga aspekti i eksportuesve turq tregu kinez është shumë i rëndësishëm dhe me protokollin e nënshkruar këtë vit, në muajin korrik filloi eksporti i qershisë drejt Kinës.

Yazgan bëri të ditur se pavarësisht se eksporti filloi në mes të sezonit në Kinë janë dërguar 700 ton qershi.

Ai bëri të ditur se eksporti i kësaj frute për këtë vit ka përfunduar dhe përgjigjet e marra prej këtij tregu kuptohet se nga aspekti i cilësisë, kualitetit dhe shijes ka mbetur shumë i kënaqur.



Lajme të ngjashme