Themelohet konsorciumi turko-rus për reaktorin bërthamor në Akkuyu

Ndërmjet shoqërisë aksionare “Akkuyu Nükleer A.Ş.” dhe konsorciumit të krijuar nga “Konzern Titan-2 A.Ş.” dhe “IC İçtaş İnşaat Sanayi ve Ticaret A.S.” është firmosur kontrata e tipit “EPC” për dizenjimin e projektit të Centralit Bërthamor (NGS).

Themelohet konsorciumi turko-rus për reaktorin bërthamor në Akkuyu

Ndërmjet shoqërisë aksionare “Akkuyu Nükleer A.Ş.” dhe konsorciumit të krijuar nga “Konzern Titan-2 A.Ş.” dhe “IC İçtaş İnşaat Sanayi ve Ticaret A.S.” është firmosur kontrata e tipit “EPC” për dizenjimin e projektit të Centralit Bërthamor (NGS) që vazhdon të ndërtohet në Akkuyu të Mersinit, ndërtimin e centralit dhe prokurimin e pajisjeve të nevojshme.

Ceremonia e rastit u mbajt në kantierin e centralit “Akkuyu NGS” me pjesëmarrjen e ministrit të Energjetikës dhe Burimeve Natyrore, Fatih Dënmez (Dönmez) dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Shtetërore të Rusisë për Energjinë Atomike, Aleksey Lihaçev.

Firmat në kontratë u hodhën nga Anastasia Zoteeva, Drejtoresha e Përgjithshme e “Akkuyu Nükleer A.Ş.” dhe Grigory Naginskiy dhe Firat Çeçen, të cilët firmosën në emër të konsorciumit të ri, që mban emrin “Titan-2 IC İçtaş”.

Kontrata përmban projektimin e centralit, prokurimin e pajisjeve dhe ndërtimin e pjesëve kryesore të kompleksit të centralit bërthamor nga shoqëria aksionare “Akkuyu Nükleer A.Ş.” dhe konsorciumi “Titan-2 IC İçtaş”.

Kreu i agjencisë shtetërore ruse të energjisë atomike, Aleksey Lihaçev nga ana e tij tha se ai mendon që kontrata do të sigurojë rregullimin dhe realizimin me një eficiencë maksimale të zotësive të përbashkëta të kompanive dhe procesit të punës.

Synimi ynë është që një grup (kompanish) me përvojë në ndërtimin e centraleve nukleare në Rusi ta bashkojmë me një grup me përvojë të madhe në sektorin e ndërtimit në Turqi,- u shpreh Lihaçev dhe shtoi: “Njëherësh pjesëmarrja e kompanisë së madhe turke të ndërtimit në konsorcium do t’i japë një shtysë edhe kombëtarizimit të punimeve që do të bëhen në kuadër të projektit”.

Kontrata EPC në fjalë përfshin çështje të dizenjimit, inxhinierisë, furnizimit me pajisje, kontrollin e cilësisë, çështje këto që kanë të bëjnë me instalimin e reaktorit bërthamor si dhe me sigurinë në punë dhe përfundimin në afatin e caktuar të punimeve ndërtimore.

 


Lajme të ngjashme