“Katargaz” fillon transportin e gazit LNG në Turqi me anijet gjigande “Q-Flex”

Kompania e gazit të Katarit, “Katargaz” ka realizuar në Turqi transportin e parë të madh LNG, 207 mijë metra kub gaz natyror të lëngëzuar, me anijen cisternë të llojit “Q-Flex”, e cila është një nga anijet më të mëdha në botë për LNG.

Sipas komunikatës së lëshuar nga kompania anija cisternë “Al-Sheehaniya” e llojit “Q-Flex” me kapacitet 210 mijë metra kub më 30 maj ishte nisur nga porti Ras Laffan.

“Kapaciteti i rritur kohët e fundit në terminalin “Marmara LNG” ka bërë të mundur që “Katargaz” të dërgojë në Turqi anijet më të mëdha të botës në transportin e gazit natyror të lëngëzuar, LNG. Me 14 anije cisternë LNG dhe me 77 milionë ton kapacitet vjetor prodhues “Katargaz” synon të plotësojë nevojat në rritje për transport të sigurt LNG”, ka thënë drejtori i përgjithshëm i “Katargaz”-it, Halid bin Halife al-Thani.

Në fillim terminali “Marmara LNG” ishte projektuar për të operuar me anije të madhësive konvencionale, por me përmirësimet që janë bërë kohët e fundit kapaciteti i terminalit është zgjeruar dhe tani mund ankorohen këtu tani edhe anijet e llojeve “Q-Flex” dhe “Q-Max”.

Lajme të ngjashme