BE-ja i dërgon Turqisë 2,2 miliardë nga 6 miliardët eurot e premtuara për sirianët

Bashkimi Evropian (BE) ka livruar 2,2 miliardë euro, pjesë e mbështetjes financiare me vlerë 6 miliardë euro që Unioni ka premtuar për sirianët e strehuar në Turqi.

BE-ja i dërgon Turqisë 2,2 miliardë nga 6 miliardët eurot e premtuara për sirianët

Komisioni Evropian publikoi raportin vjetor për programin e ndihmës financiare (FRIT) për të mbështetur sirianët e strehuar në Turqi.

Raporti i referohet fondit që është krijuar në vitin 2016 me qëllim mbështetjen e azilantëve sirianë në Turqi dhe shumës prej 6 miliardë euro që janë akorduar për këtë fond.

Sipas raportit, në kuadër të këtij fondi janë nënshkruar 84 kontrata për realizimin e projekteve të ndryshme në fusha të tilla si: ndihma humanitare, arsim dhe shëndetësi, dhe deri më tani për projektet e mbyllura janë paguar gjithsej 2,2 miliardë euro.

Në kuadër të këstit të parë të ndihmës financiare janë livruar (nga BE-ja) 2 miliardë e 71 milionë e 816 mijë euro, kurse pagesa që është bërë për këstin e dytë është realizuar në shumën 149 milionë e 767 mijë euro, sqaron raporti i Komisionit Evropian.

samitin Turqi-Bashkimi Evropian (BE), mbajtur më 29 nëntor 2015, BE-ja kishte premtuar sigurimin e një fondi me vlerë 3 miliardë euro për sirianët e vendosur në Turqi. Kurse në samtin e 18 marsit (2016) u mor vendim për një fond tjetër shtesë me vëllim 3 miliardë euro.

Sipas vendimit që doli nga ky samit livrimi i fondeve ishte kushtëzuar me shpenzimin e parave vetëm në projektet që do të zhvillohen për plotësimin e nevojave të sirianëve në Turqi si: shëndetësi, arsim, infrastrukturë, ushqim dhe nevoja të tjera.

Si vendi që strehon më shumë azilantë në botë, Turqia thotë se BE-ja nuk i ka transferuar mjaftueshëm shpejt ndihmat financiare që ka premtuar për refugjatët sirianë.

 


Lajme të ngjashme