Trump vonon tarifat shtesë për importet kineze

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) ka njoftuar shtyrjen e afatit që i kishte njohur më parë Kinës për shkak të mosmarrëveshjes tregtare dhe që skadon këtë të premte.

Trump vonon tarifat shtesë për importet kineze

Në një postim që ka bërë në rrjetin social Twitter, Trump njofton se në bisedimet me Pekinin për tregtinë ndërmjet dy vendeve është shënuar “një progres substancial” dhe si rezultat i këtyre “bisedimeve produktive” është shtyrë edhe vendimi që parashikonte vendosjen e tarifave më të larta ndaj mallrave me origjinë kineze. Vetëm se ai nuk specifikoi se deri kur është shtyrë afati.

Trump tha se Uashingtoni dhe Pekini kanë bërë përparim të rëndësishëm në "mbrojtjen e pronësisë intelektuale, transferimin e teknologjisë, produktet bujqësore, shërbimet, valutën, politikë monetare dhe shumë çështje të tjera", duke shtuar se në rast të përparimit të mëtejshëm ai bashkë me Presidentin e Kinës, Xi Jinping do të firmosnin marrëveshjen.

“Në dy javët e ardhshme ne presim “risi të mëdha” dhe në “rast të arritjes së konsensusit do të kemi marrëveshjen më të madhe tregtare në histori”, thotë Donald Trump.

Edhe media kineze ka njoftuar për një përparim të rëndësishëm në negociata të delegacionit të dërguar nga Pekini në Uashington.

Ndëshkimet e reja ndaj importeve kineze me një vlerë mbi 200 miliardë dollarë do të hynin në fuqi më 1 mars, pas një armëpushimi 90-ditor në luftën dypalëshe tregtare. Trump kishte thënë se tarifat do të rriteshin në 25% nga 10% që janë momentalisht.

 


Lajme të ngjashme