BE-ja përfshin A.Saudite në Listën e Zezë

Bashkimi Evropian (BE) e ka përfshirë Arabinë Saudite në Listën e Zezë për mosplotësimin e standardeve lidhur me pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit.

1144607
BE-ja përfshin A.Saudite në Listën e Zezë

Komisioni Evropian publikoi listën me emrat e 23 vendeve, që nuk kanë bërë përpjekje të mjaftueshme në luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Në Listën e Zezë të BE-së bëjnë pjesë: Afganistani, Samoa Amerikane, Ishujt Bahama, Botsvana, Koreja e Veriut, Etiopia, Gana, Guami, Irani, Iraku, Libia, Nigeria, Pakistani, Panamaja, Porto-Riko, Ishujt Samoa, Arabia Saudite, Sri-Lanka, Siria, Trinidadi dhe Tobago, Tunizia, Ishujt Virxhin të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe Jemeni.

Si rezultat i kësaj liste, bankat dhe institucionet e tjera financiare që u nënshtrohen rregullave të BE-së me qëllimin për të përcaktuar më mirë lëvizjet e dyshimta të parasë do të ushtrojnë më shumë kontroll dhe mbikëqyrje ndaj institucioneve financiare të vendeve në fjalë me rrezik të lartë dhe transaksioneve të klientëve të këtyre institucioneve.



Lajme të ngjashme