Fillon Samiti i Davosit, mungesë e pjesëmarrjes në nivel të lartë shtetëror

I njohur si Samiti i Davosit, Forumi Ekonomik Botëror, ku takohen emra të rëndësishëm të botës së politikës dhe ekonomisë nga vende të ndryshme të botës, filloi në qytezën Davos të Zvicrës.

Në Forumin e 49-të Botëror të Ekonomisë, që zhvillohet çdo vit me pjesëmarrjen e shumë liderëve botërorë, ra në sy mungesa në nivel të lartë presidencial ose kryetar shteti i 5 vendeve të përhershme të Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Anglia, Franca, Kina dhe Rusia.

Bëhet e ditur se në samitin e këtij viti do të shqyrtohet ndryshimi klimatik, kriza në Jemen dhe Siri, rritja e populizmit, problemi i emigrimit, lufta kundër varfërisë, procesi i largimit të Anglisë nga Bashkimi Evropian (Brexit) dhe reagimet ndaj ekonomisë së ngadalësuar globale dhe stanjacionit të mundshëm të bankave qendrore.   

Lajme të ngjashme