Fiku i zi i Bursës ëmbëlson 42 vende

Turqia ka rritur me ndjeshëm eksportin e fikut të zi, që prodhohet në qytetin e Bursës, duke arritur një vlerë prej 56 milionë dollarësh në eksportin e bërë drejt 42 vendeve.

Fiku i zi i Bursës ëmbëlson 42 vende

Fiku i zi i Bursës, që ka hyrë deri në kuzhinën e familjes mbretërore angleze dhe konsumohet me kënaqësi veçanërisht në Evropë, vendet e Lindjes së Largët dhe Rusi, këtë vit u eksportua në 42 vende.

Drejt vendeve me kërkesën më të lartë të kësaj frute, përkatësisht Gjermani, Holandë, Angli, Francë dhe Rusi eksporti është realizuar mbi një ton për çdo vend.

Shitja e jashtme drejt Gjermanisë u rrit 16,36% dhe nga 5,5 ton që ishte eksportuar një vit më parë, këtë vit sasia arriti në 6,4 ton.

Në Holandë u eksportuan 1 mijë e 650 ton fik i zi, në Angli 1 mijë e 468 ton, në Rusi një mijë e 464 ton ndërsa në Francë 1 mijë e 278 ton.

 


Lajme të ngjashme