Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Turqia rrit 208% prodhimin e fëstëkëve të Antepit

Duke rritur gjithnjë e më shumë investimet në prodhimin e fëstëkëve (Pistachio), Turqia përparon me hapa të sigurta për të qenë numri 1 në këtë fushë. Turqia përgatitet të bëhet lidere botërore në prodhimin e fëstëkëve të Antepit.

Turqia rrit 208% prodhimin e fëstëkëve të Antepit

85% e nevojës botërore të fëstëkëve sigurohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Irani dhe Turqia.  

Turqia, që zë vendin e tretë të prodhimit të fëstëkëve (Pistachio) të Antepit pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit, në Rajonin e Anadollit Juglindor, ku gjenden toka pjellore, veçanërisht në Shanllëurfa (Şanlıurfa), Gaziantep dhe Siirt, në vitin 2018 vjelja e këtij produkti, në krahasim me një vit më parë u rrit 208% duke arritur në 240 mijë ton.

Në Turqi gjatë viteve 2000, sipërfaqja e prodhimit të fëstëkëve ishte 2 milionë dynym por duke u rritur më shumë se 50% në 18 vitet e fundit, sot zë një sipërfaqe prej 3,2 milionë dynym.   

Rreth 50% e fëstëkëve të Antepit, që kultivohen në një rajon të rrallë të pellgut të Mesdheut në botë, sigurohen në rrethin e Shanllëurfas.



Lajme të ngjashme