Vazhdon ulja e nivelit të papunësisë në Turqi

Niveli i papunësisë në Turqi për muajin maj të këtij viti u ulë në 9,7 për qind, ndërkaq numri i të papunëve shënoi shifrën prej 3 milionë e 136 mijë të papunëve.

Vazhdon ulja e nivelit të papunësisë në Turqi

Vazhdon ulja e nivelit të papunësisë në Turqi.

Niveli i papunësisë në Turqi për muajin maj të këtij viti u ulë në 9,7 për qind, ndërkaq numri i të papunëve shënoi shifrën prej 3 milionë e 136 mijë të papunëve.

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave të Turqisë (TUIK) numri i papunësisë në maj është ulur për 89 mijë të papunë.

Ndërkaq mobilizimi për punësim u pasqyrua edhe në rezultate. Sipas kësaj numri i të punësuarve në maj u rrit për 650 mijë persona dhe doli në 29 milionë e 138 mijë të punësuar, ndërsa niveli i të punësuarve doli në 48,1 për qind.

Numri i pjesëmarrësve në fuqinë punëtore në maj në krahasim me periudhën e njëjtë të një viti më parë u rrit për 561 mijë dhe doli në 32 milionë e 274 mijë persona, ndërsa niveli i pjesëmarrjes së fuqisë punëtore u rrit me 0,3 pikë dhe doli në 53,3 për qind.



Lajme të ngjashme