Irani në vend të dollarit do të përdorë euron

Në Iran Këshilli i Ministrave mori vendim që në veprimet e këmbimit valutor në vend të dollarit të përdoret euroja.

Irani në vend të dollarit do të përdorë euron

Në Iran Këshilli i Ministrave mori vendim që në veprimet e këmbimit valutor në vend të dollarit të përdoret euroja.

Sipas lajmit të kanalit televiziv shtetëror të Iranit, Press TV në kuadër të marrjes në kontroll të kursit të këmbimit të dollarit, u mor vendimi që të përdoret euroja.

Irani pasi nuk arriti  të parandalojë humbjen që përjeton riali ndaj dollarit, në fillim e fiksoi kursin e dollarit në 42 mijë rial, më pas mori vendim që nënshtetasit iranianë, përveçse në bankë, të mos mbajnë në duar më shumë se 10 mijë euro.

Banka Qendrore e Iranit kërkoi nga populli që deri në fund të këtij muaji të këmbejnë shumat që arrijnë mbi 10 mijë euro ose ti fusin ato në bankë.



Lajme të ngjashme