Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Rritet me 35% numri i turistëve që vijnë në Turqi

Në dy muajt e parë të vitit Turqia ka mirëpritur 3 milionë vizitorë të huaj, ose 35% më shumë se në të njëjtën periudhë të 2017-s.

Rritet me 35% numri i turistëve që vijnë në Turqi

Ministria e Kulturës dhe Turizmit ka publikuar shifrat e turizmit për periudhën janar-shkurt 2018.

Sipas këtyre shifrave, në dy muajt e parë të vitit në Turqi kanë ardhur 3 milion vizitorë të huaj, ose 35 për qind më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2017.

Vendi që ka dërguar më shumë vizitorë në periudhën janar-shkurt ka qenë Irani, me një rritje prej 11,73 për qind. Gjatë kësaj periudhe në Turqi kanë hyrë 350 mijë e 421 turistë iranianë.

Gjeorgjia renditet e dyta me 10,29 për qind rritje të numrit të vizitorëve, e ndjekur nga Bullgaria me rritje 7,4 për qind, Gjermania me 6,8 për qind rritje dhe Federata Ruse me 4,49 për qind rritje.

Në dy muajt e parë të vitit 2018 Turqia nga mirëpritur nga Gjeorgjia 307 mijë 447 turistë, nga Bullgaria 231 mijë e 374, nga Gjermania 196 mijë e 604 dhe nga Rusia 134 mijë e 211 vizitorë të huaj.

 


Lajme të ngjashme