Turqia zë vendin e parë në Evropë për prodhimin e autobusëve

Zëvendësministri i Shkencës, Industrisë dhe Teknologjisë, Hasan Ali Çelik tha se Turqia zë vendin e parë në Evropë për prodhimin e autobusëve.

Turqia zë vendin e parë në Evropë për prodhimin e autobusëve

Zëvendësministri i Shkencës, Industrisë dhe Teknologjisë, Hasan Ali Çelik tha se Turqia zë vendin e parë në Evropë për prodhimin e autobusëve.

“Ne zumë vend në radhitjen botërore në sektorin e automobilistikes. Ne Evropë jemi të parët në prodhimin e autobusëve. Në prodhimin e automjeteve tregtare të lehta zëmë vendin e dytë në prodhimin e automobilave jemi të gjashtët.  

Çelik mbajti një fjalim në Kongresin e 5-të Ndërkombëtar për të Ardhmen e Sektorit Automobilistik të organizuar nga ana e Dhomës së Industrisë së Konjas në Qendrën e Kongreseve ‘Selçuklu’.  

Ai tha se në sektorin automobilistik vetëm prodhimi nuk është i mjaftueshëm.

“Nëse ato që prodhoni në sektorin automobilistik nuk gjejnë vend të tregun botërorë atëherë nuk ka një vlerë ekonomike. Ju mund ta pëlqeni atë që është prodhuar por kjo ka një kontribut shumë të vogël për vendin. Konkurrenca në sektorin automobilistik në rritje është aq e fuqishme sa që shumë kompani do të bashkohen sot dhe në të ardhmen. Në të ardhmen sektori automobilistik do të jetë shumë i fuqishëm, një sektor që punon me një përqindje të ulët fitimi por që arrin standard të lartë cilësie dhe do të marrë formë me firma që shohin drejt të ardhmes me një infrastrukturë shkencore” tha zëvendësministri turk.

Ai theksoi se kërkesat e klientit janë të shumëllojshme dhe në bazë të këtyre kërkesave duhet të marrë formë edhe prodhimi.

Gjithashtu bëri të ditur se në të ardhmen Turqia kërkon të marrë më shumë pjesë nga ky sektor dhe do të bëjë ç’të jetë e mundur për këtë.  

Në konferencën që do të zgjasë dy ditë dhe do të zhvillohen 4 seanca, do të bëhen prezantime në temat e prodhimit në industrinë automobilistike turke, teknologjitë e gjeneratës së re në automobilistikë, sektori global automobilistik dhe modelet e ardhshme të biznesit.   



Lajme të ngjashme