Trump kërkon një dollar të fuqishëm

Presidenti amerikan, Donald Trump garantoi të enjten se është në favor të një dollari të fuqishëm pas deklaratave të sekretarit amerikan të Thesarit, Steven Mnuchin që kishin dobësuar fuqishëm monedhën e gjelbërt.

Trump kërkon një dollar të fuqishëm

 Euroja, që gjatë ditës kishte kaluar për herë të parë që prej vitit 2014 nivelin simbolik të 1,25 dollarëve, u zhvlerësua menjëherë kur këto deklarata u bënë publike dhe ra nën nivelin e 1,24 dollarëve.

“Dollari duhet të bazohet mbi forcën e vendit, ne po punojmë shumë mirë që vendi jonë të ribëhet ekonomikisht i fortë (…) dhe përfundimisht unë dua një dollar të fortë”, theksoi Trump i pyetur nga kanali CNBC në Forumin Ekonomik Botëror në Davos (Zvicër).

Ai shtoi gjithashtu se deklaratat e ministrit të tij të Financave një ditë më parë mbi përfitimet e SHBA-së nga një dollar i dobët, që shkaktuan një rënie të monedhës së gjelbërt, “ishin marrë jashtë kontekstit”.



Lajme të ngjashme