Çavusoglu: Marrëdhëniet e mira me Italinë ofrojnë mundësi të reja bashkëpunimi

Ministri i Punëve të Jashtme Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu), tha se përputhja e këndvështrimeve ndaj problemeve ndërkombëtare të Turqisë dhe Italisë, të cilat janë dy vende mesdhetare, ofron mundësi të reja bashkëpunimi.

Çavusoglu: Marrëdhëniet e mira me Italinë ofrojnë mundësi të reja bashkëpunimi

Mevlut Çavushollu mori pjesë në sesionin përmbyllës të Forumit të 10-të Turk-Italian të organizuar nga “Unicredit”, një nga bankat kryesore italiane.

Në fjalën drejtuar të pranishmëve këtu, Çavushollu tha se këndvështrimet e Turqisë dhe Italisë përputhen në shumë çështje, duke filluar që nga Libia e deri në Jemen, nga Iraku e deri në Siri, nga emigracioni e deri tek antiterrorizmi, dhe kjo është rezultat i qasjeve objektive ndaj ngjarjeve dhe të fokusuara në zgjidhjen e tyre.

Duke marrë si shembull Libinë, Çavushollu tha: "Dy vendet që kanë hapur ambasada në Libi janë Turqia me Italinë".

Turqia po bën shumë përpjekje për stabilitetin në rajon,- u shpreh Çavushollu dhe e vijoi kështu fjalimin e tij: "Ja ku kemi filluar të marrë frytet e përpjekjeve tona për 1 vit për vendosjen e armëpushimit në Siri. Me Bashkimin Evropian (BE) vazhdojnë punimet përgatitore për rindërtimin e Sirisë dhe Irakut”. 

Ministri Çavushollu u ndal gjithashtu edhe në çështjen e përditësimit të Bashkimit doganor me BE-në

"I kemi filluar negociatat për këtë dhe për përparimin e negociatave kemi nevojë edhe për mbështetjen e Italisë”, tha shefi i diplomacisë turke.

Marrëdhëniet e mira mes Italisë dhe Turqisë, Çavushollu i sqaroi me fjalët: "Bashkëpunimi në luftën kundër terrorizmit, në fushën e mbrojtjes, mbështetja reciproke në fushën kulturore dhe në organizimet e ndryshme ndërkombëtare pa firmosur ndonjë marrëveshje është një tregues i marrëdhënieve të mira”. Vëllimin tregtar në vitin 2020 duam që ta ngrejmë në nivelin e 30 miliardë dollarëve, dhe për t’ia arritur kësaj kemi nevojë për mbështetjen e biznesmenëve të të dy vendeve, shtoi ai. 

Çavushollu se nga cilësia e punëve që bëjnë kompanitë italiane në Turqi janë shumë të kënaqur si qeveria, ashtu edhe qytetari,- këtë bashkëpunim,- shtoi ai, duhet ta mbartim edhe në vendet e treta.

Në pjesën e fundit të programit të vizitës në Romë, ministri Çavushollu mori pjesë në seminarin me titull “Sfidat e Sigurisë në Mesdhe dhe Perspektiva e Turqisë”, organizuar në kuadër të “MED Forum” në Unionin e Gazetarëve të Huaj.

Duke iu referuar krizës në Siri, Çavushollu deklaroi se Turqia e ka mbështetur gjithmonë zgjidhjen politike në Siri.

"Tani po shikojmë si ta integrojmë Procesin e Astanës në Bisedimet e Gjenevës (për Sirinë)", tha ai.

Turqia është duke mbajtur më shumë se 3 milion emigrantë,- u shpreh Çavushollu, ndërsa tha se kanë filluar edhe rikthimet për në disa vendbanime të Sirisë që cilat Turqia i ka pastruar nga elementët e organizatës terroriste DAESH, siç janë Xherablus dhe al-Bab. 

Ministri i jashtëm turk kundërshtoi edhe komentet që bëhen sikur Turqia po largohet nga NATO-ja dhe i po afrohet Rusisë.

"Turqia ka një politikë të jashtme shumëdimensionale dhe për ne Rusia nuk është një alternativë as në raport me NATO-n, e as në raport me Evropën", theksoi ai.

Ministri i Jashtëm Çavushollu deklaroi se Turqia bën pjesë në Evropë.

"Siguria jonë në fakt është edhe siguria e Evropës. Disa sfidave, siç janë problemi i migracionit, antiterrorizmi duhet tu bëjmë ballë së bashku.  Pavarësisht dallimeve të shumta kulturore, ne jemi një pjesë e kësaj familjeje", vlerësoi shefi i diplomacisë turke.



Lajme të ngjashme