Gazprom: Sanksionet e reja të ShBA-së paraqesin problem për tubacionin Rrjedha Turke

Gazprom në raportin e saj për çerekun e tretë të vitit thekson se sanksionet e reja amerikane ndaj Rusisë do të mund të ndikojnë negativisht tek investitorët e huaj të kësaj kompanie.

Gazprom: Sanksionet e reja të ShBA-së paraqesin problem për tubacionin Rrjedha Turke

Sipas kompanisë ruse të energjisë, Gazprom, sanksionet e reja të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Rusisë paraqesin rrezik për projektin e tubacionit të Rrjedhës Turke.

Kompania Gazprom në raportin e saj për çerekun e tretë të vitit thekson se sanksionet e reja amerikane ndaj Rusisë do të mund të ndikojnë negativisht tek investitorët e huaj të kësaj kompanie.

Në raport tërhiqet vëmendja se për shkak të sanksioneve janë të rrezikuara të gjitha projektet e tubacioneve, përfshirë edhe ato të Rrjedhës Turke dhe Rrjedhës Veriore 2, ndërsa bëhet e ditur se “Departamenti amerikan i Thesarit duhet të qartësoj shtrirjen e sanksioneve me qëllim që të analizohen drejt rreziqet në fjalë”.

Me anë të ligjit të ri të ShBA-së, që hyri në fuqi më 2 gusht, Presidenti Donald Trump është autorizuar për të vendosur masa kufizuese për investitorët që investojnë në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e linjave të tubacionit, për personat dhe kompanitë që sigurojnë teknologji ose që u ofrojnë shërbime kompanive ruse.

Në raportin e publikuar nga ana e agjencisë ndërkombëtare për vlerësimin e kredive “Standard & Poor’s” (S & P), ishte pretenduar që në tregjet evropiane të gazit natyror u krijua një paqartësi për shkak të sanksioneve të reja që ShBA-të vendosën ndaj Rusisë.



Lajme të ngjashme