Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Raporti i BB për Kosovën: Ndër 10 ekonomitë që ka pasur përmirësimin më të madh në reforma

Kosova është radhitur në mesin e 10 ekonomive të botës, që ka pasur përmirësimin më të madh në reformat e të bërit biznes, sipas raportit të “Të bërit biznes 2018”, të publikuar sot nga Grupi i Bankës Botërore.

Raporti i BB për Kosovën: Ndër 10 ekonomitë që ka pasur përmirësimin më të madh në reforma

Kosova është radhitur në mesin e 10 ekonomive të botës, që ka pasur përmirësimin më të madh në reformat e të bërit biznes, sipas raportit të “Të bërit biznes 2018”, të publikuar sot nga Grupi i Bankës Botërore.

Duke e konsideruar këtë një lajm të mirë për Kosovën, kreu i Qeverisë, Ramush Haradinaj, tha se, “kjo punë e mirë është bërë ne radhë të parë nga Task Forca e të bërit biznes në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë”.

“Është lajm i mirë për Kosovën, e cila ka shënuar progres në të bërit biznes, pra është ngritur në renditje në bazë të studimit të Bankës Botërore dhe në bazë të të dhënave që dalin nga ky studim. Ky është një rezultat i arritur me ndihmën, përkrahjen e vazhdueshme dhe ekspertizën edhe të Bankës Botërore. Njëkohësisht USAID-i, ka qenë në vazhdimësi përkrahës në një projekt që quhet partneritet për zhvillim”, tha kryeministri Haradinaj.

Lajm të mirë e quajti edhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, i cili tha se kanë proceduar ligjin për shoqëritë tregtare, që do të sigurojë një renditje edhe më të mirë të Kosovës në hapjen e bizneseve.

Kurse, drejtori i Bankës Botërore për Kosovë, Marco Mantovanelli tha se, Kosova ja ka dal të njihet në mesin e reformuesve më të mirë duke u futur në 10-të ekonomitë, të cilat kanë reformuar tri aspektet e të të bërit biznes.

Ndërsa, udhëheqësi i zyrës së USAID-it në Kosovë, James Hope tha se ngritja 20 vende më lart në të bërit biznes, është një arritje e madhe dhe reflekton punën e madhe të Qeverisë gjatë pesë viteve të fundit. Ai tha se kjo nuk ka të bëjë thjeshtë me numra, por ka të bëjë edhe me përpjekjet e vazhdueshme të qeverisë për të përmirësuar jetën dhe standardet e jetës së qytetarëve. Por, ai tha se ka të bëjë edhe me efektshmërinë e reformave që janë ndërmarrë për të krijuar më shumë transparencë, llogaridhënie dhe qeverisje më të përgjegjshme.



Lajme të ngjashme