Turqia, Katari dhe Irani bisedojnë për mundësinë e tregtisë me rrugë tokësore

Ministri turk i Ekonomisë, Nihat Zeybekçi zhvilloi një takim me homologët e tij të Katarit dhe Iranit në Teheran.

Turqia, Katari dhe Irani bisedojnë për mundësinë e tregtisë me rrugë tokësore

Ministrat e Ekonomisë së Turqisë, Katarit dhe Iranit, u takuan në kryeqytetin Teheran të Iranit për të diskutuar për tregti me Katarin duke përdorur rrugët tokësore të Iranit.

Ministri turk i Ekonomisë, Nihat Zeybekçi, i ndodhur në Iran për pjesëmarrje në ceremoninë e betimit të Hasan Ruhanit, i cili fitoi në zgjedhjet presidenciale në muajin maj, zhvilloi takime me homologët e tij të Katarit, Sheik Ahmed bin Xhasim bin Muhammed Al-Thani dhe ministrin e Teknologjisë së Komunikimit dhe Informatikës së Iranit, Mahmud Vaizi.

Bëhet e ditur se në mbledhjen treshe të organizuar prapa dyerve të mbyllura u bisedua në lidhje me përdorimin e rrugëve tokësore të Iranit për tregti me Katarin dhe u vë theksi në bashkëpunim.

Ndërkaq mësohet se mbledhjet në nivelin teknik do të mbahen brenda një kohe të shkurtë.



Lajme të ngjashme